Ish ministri i Bujqësisë, tash deputet i LDK-së, Besian Mustafa, përmes një postimi në facebook ka reaguar pas arrestimeve të fundit që kanë ndodhur për keqpërdorimet me subvencione, e ku në mesin e të arrestuarve është edhe Liridon Fandaj, asamblist i Vetëvendosjes në Komunën e Suharekës.
“Natyrisht që nuk prisja atëherë që LVV të më uronte për punën e mirë që kishim bërë në çrrënosjen e krimit dhe kriminelëve… por u pata çuditur kur, partia që pretendonte se luftën kundër korrupsionit e kishte prioritet kryesor, filloi të më sulmonte kur po luftoja korrupsionin! Si ishte e mundur?! E çuditshme!”, shkruan Mustafa.
“Gjithçka u bë e qartë kur kuptova se gati gjysëm milioni euro ishin konfiskuar nga policia në WC-në e një aktivisti të arrestuar të LVV-së. Sot, mësova se ndër të arrestuarit është edhe një asambleist i LVV-së!”, shkruan ndër tjerash Mustafa, përcjellë “Bota sot”.
Postimi i plotë:
Më 24 shkurt 2021 patën nisur arrestimet e para në Ministrinë e Bujqësisë, pas gati 1 vit pune, bashkë me fermerë të sinqertë dhe organet e rendit dhe ligjit, pasi pata refuzuar t’i mbuloj keqpërdoruesit dhe pata punuar gjatë t’i qes në sipërfaqe, t’i sheh dhe t’i njohë e gjithë Kosova.
Natyrisht që nuk prisja atëherë që LVV të më uronte për punën e mirë që kishim bërë në çrrënosjen e krimit dhe kriminelëve… por u pata çuditur kur, partia që pretendonte se luftën kundër korrupsionit e kishte prioritet kryesor, filloi të më sulmonte kur po luftoja korrupsionin! Si ishte e mundur?! E çuditshme!
Gjithçka u bë e qartë kur kuptova se gati gjysëm milioni euro ishin konfiskuar nga policia në WC-në e një aktivisti të arrestuar të LVV-së.
Sot, mësova se ndër të arrestuarit është edhe një asambleist i LVV-së!
D.m.th. ua paskemi prishur folenë e korrupsionit këtyre “luftuesve të korrupsionit”! Gjithçka është e qartë tani.