Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar Qeverinë Kurti, për të cilën tha se po e refuzojnë njohjen e krizës ekonomike.
I pari i LDK-së, u shpreh se për propozimet e tyre për reduktim të akcizës në naftë dhe produkte të tjera bazike, po hasin në rezistencë të pakuptueshme.
”Për ne nafta është lëndë e parë, dhe është lëndë e parë e 140 produkteve në Kosovë që konsumohen rregullisht e vazhdimisht. Çdo shtrenjtim në naftë përkthehet në shtrenjtimin e qindra produkteve në Kosovë”, tha Abdixhiku.
Për kreun e LDK-së, Qeveria ka mungesë bazike të njohjës.
“Është njëfar narcizoizmi politik në veten. Kur thua që ju po paguani tatime më me qejf tani sepse jam unë këtu, e nuk e kupton se ka inflacion, e për shkak të rritjes së çmimeve qytetarët duhet të paguajnë tatime më shumë, pra ti ke diskrepancë në njohjen e gjendjes”, tha Abdixhiku.