Austriakja që filloi peticionin për liberalizim të vizave për Kosovën: Komentet e juaj po përcillen me kujdes

Aktuale

Austriakja që filloi peticionin për liberalizim të vizave për Kosovën: Komentet e juaj po përcillen me kujdes

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 21:27
Ilustrim

Kati Schneeberger, këshilltare lokale e Bashkimit Evropian, ka marrë përgjigje nga presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, për çështjen e liberalizimit të vizave për kosovarët.

“Mund t’iu sigurojmë se komentet tuaja po përcjellën me kujdes”, citohet të ketë thënë në përgjigjen e tij Charles Michel për Schneeberger.

Ajo e ka njoftuar një gjë të tillë me anë të një postimi në Twitter, teksa ka thënë se është në pritje të përgjigjes së Francës për çështjen e liberalizimit për kosovarët.

“Mirë, por liberalizimi i vizave kur do të vijë? Jam në pritje të përgjigjes nga Franca”, ka shkruar ajo në Twitter.

Schneeberg pati iniciuar një peticion për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili është nënshkruar 16,290 herë. Ky peticion i është dërguar edhe presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili ende nuk ka dhënë përgjigje për këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat