Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës hodhi një varg kritikash ndaj kryeministrit Albin Kurti lidhur qeverisjen e tij.
Mes tjerash, Abdixhiku, i tha Kurtit se “politikisht është duke shkuar atje ku ai ka dëshirë ta shoh.
“Politikisht je tu shku atje ku kam qejf me të pa, veç vazhdo”, i tha kreu i LDK-së kryeministrit.
E lidhur me këtë deklaratë ka reaguar Hafir Hoxha, ish Komandant i njësitit Policor-Ushtarak të UÇK-së.
Ai ka thënë se Abdixhiku është dashur ta ketë parasysh se atje ku “do të shkonte Kurti, do të shkonte edhe vendi e populli bashkë me të".
“Zotëri Lumir, ke bërë gjest të nivelit të
Valon Syles! Kjo nuk do të duhej të ndodhte me ty!
Si është e mundur një lider, intelektual, politikan, kryetar partie me i shkua mendja me mendu , me pas këtë dëshirë, me energji kaq negative e jo humane për kolegun e vet, kryeministër të shtetit që i prin popullit !?
Nëse Kryeministri shkon aty ku “ ky paska qejf me pa” aty shkon edhe populli edhe vendi!
Fjalë e urtë popullore ; “vjehrra keqe thotë për inati të nuses me vdektë djali”
Shyqyr që po e zbulojnë herët karakterin e brendshëm disa “liderë” të rnji e populli le të mendon mirë kënd me zgjedh me u pri!”, shkroi Hoxha.
Më tej, ai theksoi se një karakter të njetë e ka ëdhe presidentja e vendit Vjosa Osmani.
“Një karakter të njëjt , egoist me inati ka edhe Vjosa Osmani e cila nuk mundet të komunikojë me strukturat politike në vend dhe ushtron detyrën si ministre e punëve te jashtme!
Më duken sikur të ishin ulur me një bankë të shkollës politike ! ( e që nuk është e ish LDK-së)!
Politikisht synimi i çdo qytetari, i çdo politikani pozitë e opozitë janë angazhimi, puna, aktiviteti i tyre duhet të jetë pikësynime për nivel, për vend më të lartë më të mirë më të sigurt më të bukur për vendin e jo me pas kësi dëshire negative!”, u shpreh ai,
Kështu sipas Hoxhës, krejtësisht mbrapsht, në binarë, rrugë e kahje të gabuar qenka lokomomotiva e LDK-së!
“Skandal i madh dhe shumë negativ është ky mendim i tij për LDK-në dhe për politikën e vendit!”,përfundoi Hoxha.