Njohësi i çështjeve politike Bleron Baraliu, ka thënë se nuk e kupton pse ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati nuk e ka tërhequr ende deklaratën e tij për veteranët e UÇK-së.
Baraliu ka pyetur Muratin se ku do t’i merrte 100 milionë euro Kosova në vitet 98-99, për të rekrutuar mercenarët.
Sipas tij, ministri në vitin 2016 nuk e ka menduar mirë deklaratën e tij në aspektin e financimit të mercenarëve.
“Sa njerëz këtu besojnë se lufta kundër pushtuesit serb ka zgjatë vetëm 3 muaj, dhe për cilët 3 muaj a thua ka aluduar Hekurani?!: Jan-Mar 98 (Prekazi), Mar-Qer 99 (NATO sulmet), apo ndonjë periudhë tjetër? Dhe, nga ka ardh kjo shifra 2,000 euro në muaj, se programerat e Kosovës paguhen më shumë se kaq, e lëre më mercenarët!
P.S. ku ka pas mi marrë 100 milionë Kosova në 98/9 që me i rekrutu mercenarët?! Kredi prej Jugosllavisë/Serbisë?! Ndoshta ministri se ka mendu këtë aspekt, veç hajt ja ka fut qaty, si me krejt 'analizën' kishe e zbulova ujin e nxehtë! Nuk po kuptoj pse ende nuk e ka tërheq deklaratën, a thua vallë ende mendon kështu?! ”, ka shkruar Baraliu në një postim në Facebook./BS