Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se Policia e Kosovës sot ka shkatërruar një laborator në Leshak të Leposaviçit, të gatshëm të fillojë përpunimin e substancave narkotike.
Sveçla ka shkruar në Facebook se çdo ditë e më shumë po e kuptojnë pse qarqe të caktuara nuk dëshirojnë shtrirjen e sundimit të ligjit dhe rendit në tërë Republikën e Kosovës.
Sipas tij, laboratori i shkatërruar në Leshak të Leposaviçit ka pasur të montuara dhe të gatshme për përdorim të gjitha pajisjet e përpunimit të substancave narkotike.
“Vlera e pajisjeve të konfiskuara është rreth 250.000 euro. Përgëzoj njësitet e Policisë së Kosovës dhe padyshim nuk do të ndalemi së zbatuari misionin tonë të përbashkët”, ka shkruar ai.