Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar pas kërkim faljes së ministrit Hekuran Murati për deklaratat për UÇK-në.
Ai tha se kjo kërkim falja nuk mjafton, derisa kishte edhe një mesazh për ministrin Murati.
“Serbia është jashtë Kosovës ministër, e ty Zoti ta qoftë sabrin për këtë humbje serbe”, shkroi Haradinaj në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Mirë që ka kerku falje edhe pse nuk mjafton! Në vend që t'i numërojë dëshmorët dhe martirët e Kombit tonë, ai zotëriu i kishte njeh 300 ushtarët e vrarë serbë! Ama ai duhet me e ditë që Serbia nuk e ka treguar krejt dëmin e pësuar.
Serbia është jashtë Kosovës ministër, e ty Zoti ta qoftë sabrin për këtë humbje serbe!