Të premten e 1 korrikut janë bërë 95 vjet që nga vdekja e Qerime Radishevës, e njohur si Shote Galica.
“Heroina e Popullit Shqiptar” kishte ndërruar jetë në Fushë Krujë të Shqipërisë. 95 vjet pas rënies, trupi i Shotës vazhdon të prehet në Shqipëri.
Gjatë të premtes, në Kosovë, nuk u raportua për ndonjë ngjarje përkujtimore, e interesim nuk kishte as për ndonjë libër, që rrëfen të bëmat e saj
Pos betejave, Shota mbahet mend edhe për thënien “Jeta pa dije është si një luftë pa armë”.
Kujtojmë se varri i shote Galicës, është në gjendje të mjerueshme ,çdo herë pas të reshurave të shiut e borës përmbytet nga uji.