Azem Vllasi tregon planin e Vuçiqit: Po frikëson serbët e Kosovës për t’i hyrë në qejf Putinit

Aktuale

Azem Vllasi tregon planin e Vuçiqit: Po frikëson serbët e Kosovës për t’i hyrë në qejf Putinit

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 23:39
Ish-politikani, Azem Vllasi

Ish-politikani, Azem Vllasi, vlerëson se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po frikëson serbët e Kosovës vetëm për t’i hyrë në qejf presidentit rus, Vladimir Putin.

Vllasi, në Edicionin Special thotë se e gjithë kjo është një propagandë që bëhet nga Serbia që nga koha e Millosheviqit.

“E kam përcjell gjithë fjalimin dhe reagimin e Vuçiqit lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe mu kujtua se që nga koha e Millosheviqit propaganda e tyre tenton që serbët e Kosovës t’i frikësojë nga shqiptarë e Kosovës dhe se vetëm Serbia mund t’i shpëtoj ata. Kjo propagandë vazhdon që nga koha e Millosheviqit dhe askush nuk është duke i rrezikuar serbët e Kosovës pasi janë qytetarë të këtij vendi".

“Qëllimin e ka më të gjerë kjo çështje pasi serbët e Kosovës as që i dëgjojnë fjalimet e tilla, por t’i dëgjonin sot do të lëshonin Kosovën, Vuçiqi në fjalimin e tij që është artist i keq i cili nuk dihet se çfarë qëllimi saktësisht ka. Ai më shumë i kritikoi dhe ofendoi shtetet evropiane kinse ato po e shtyjnë Qeverinë e Kosovës dhe Albin Kurtin që të merr vendime reciprociteti”.

E gjithë këtë Vuçiq e bën që t’i hyjë në hatër Putinit edhe duke kundërshtuar shtetet evropiane, duke edhe mos vënë sanksione ndaj Rusisë pas fillimit të pushtimit të Ukrainës”, tha Vllasi.

Mes tjerash, Vllasi vlerëson se vendimi i qeverisë për reciprocitetin është i drejtë veçse ka një sugjerim.

“Vendimi i reciprociteti për kalimin kufitar është i drejtë, por kam një sugjerim se serbët e Kosovës që kanë letërnjoftim të Serbisë kur kalojnë matanë kufirit, Qeveria duhet ta plotësojë vendimin që shqiptarët e Luginës së Preshevës të hyjnë me dokumentet poseduese dhe mos të maltretohen me ato copa letre nëpër kufij. Ky pastaj do të ishte reciprocitet i plotë” tha Vllasi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat