Në muajin prill, në Kosovë dhe Serbi kishin qëndruar për vizitë një grup senatorësh amerikanë. Një ndër ta kishte qenë edhe Chris Murphy i cili kishte ardhur për të disatën herë në rajon.
Në bisedën që kishte pasur në Beograd me presidentin e Serbisë, ky i fundit i kishte thënë senatorit amerikan se duhej ta telefononte pas 60 ditësh për çështjen e qëndrimit të Beogradit karshi Rusisë.
Këtë gjë është kujdesur që t’ia rikujtojë Murphyt, analisti amerikan, Daniel Serwer, duke i thënë Murphyt nëse ka biseduar me Vuçiqin dhe nëse ky i fundit është përgjigjur në pyetjen se “a do të qëndroni me kombet demokratike dhe do të sanksiononi Rusinë, apo do të vazhdoni të luani me të dyja palët?”.
@ChrisMurphyCT: @avucic said you should call him in 60 days, which was last week. Has he answered your question, which was: "are you going to stand with democratic nations and sanction Russia, or are you going to keep playing both sides?" https://t.co/YAiN66Luym
— peacefare.net (@DanielSerwer) July 2, 2022
“Chris Murphy, Aleksander Vuçiq tha se duhet ta telefononi për 60 ditë, që ishte javën e kaluar. A i është përgjigjur ai pyetjes suaj, e cila ishte: “a do të qëndroni me kombet demokratike dhe do të sanksiononi Rusinë, apo do të vazhdoni të luani me të dyja palët?”, ka shkruar Serwer.