Dy kamionëve në fshatin Çabër të Zubin Potokut i është vënë flaka.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.
Rasti është iniciuar si zjarrvënie.
Çabër është fshat i banuar me shqiptar në komunën me shumicë serbe.
Hoti ka konfirmuar se pronarët e kamionëve janë të etnisë shqiptare.