Anëtari i Vetëvendosjes, Avni Zogiani, ka bërë një status ironizues në Facebook me ish-nënkryetarin e Skenderajt, Nuredin Lushtakun, për të cilin u raportua se mbrëmë është përfshirë në plagosjen e dy policëve.
Zogiani ka shkruar se më në fund gjenerali bëri një betejë me policinë e Kosovës.
“Më në fund gjenerali bën një betejë… me policinë e Kosovës”, ka shkruar ai.
Lushtaku ka thënë se polici e ka plagos policin dhe nuk kanë shtënë familjarët e tij.