Mbledhja e Qeverisë/ Edhe këtë vit Kosova mbulon polisën kufitare për diasporën

Aktuale

Mbledhja e Qeverisë/ Edhe këtë vit Kosova mbulon polisën kufitare për diasporën

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 13:38 Përditësuar në ora: 15:33 më 04.07.2022
Qeveria e Kosovës

Emërohet bordi i Fondit për Sigurime Shëndetësore

Qeveria ka emëruar bordin e ri drejtues të Fondit për Sigurim Shëndetësor.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ministri i shëndetësisë Rifat Latifi ka prezantuar përbërjen e këtij bordi.

"Propozoj që ta aprovojmë bordin e ri me këtë përbërje: Dafina Gexha Bunjaku, Ahmet Ismajli, Klit Shala, Kastriot Meqa, Greta Gashi, Fahri Shabani dhe Muhamed Alikodra", ka thënë ai.

Po ashtu, në këtë mbledhje zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla ka folur për masat e reja të vendosura ndaj Rusisë.

"Këto sanksione ndaj federatës ruse dhe Bjellorusose në raport me situtatën në Ukrainë janë masa kufizuese tregtare, të eksportit në lidhje me mallrat dhe teknologjinë që mund të kontribuojnë në përmirësimin e teknologjisë së Rusisë. Ndalojnë të gjitha transaksionet dhe ofrimin e shërbimeve të kredisë për klientët rusë. Marrja e vendimeve të tilla do të kontribuoj për bashkëpunim të ngushtë me BE-në në ruajtjen e plotë të zbatimit të konventave ndërkombëtare", ka shtuar Gërvalla.

Kabineti qeveritar po shqyrton 23 pika të rendit të ditës. 

Qeveria miraton nismën legjislative për plotësim ndryshimin e Ligjit për noterinë

Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën legjislative për ndryshim plotësimin e Ligjit për noterinë.

Kryeministri Albin Kurti theksoi se e vlerëson këtë nismë dhe se amandamentet janë të nevojshme.

E ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu shtoi se janë nëntë komuna që nuk kanë fare noter.

"Janë më shumë se nëntë komuna që nuk kanë noter. Në këto rrethana, ligji e parasheh që ministri i Drejtësisë të caktojë një noter në një komunë përkatëse", tha Haxhiu.

Në mbledhjen e sotme është miratuar udhëzimi administrativ për masat për mbrojtjen e fëmijës kundër faqeve të internetit me përmbajtje pornografike dhe të atyre që e dëmtojnë shëndetin dhe jetën e fëmijës.

Po ashtu, ekzekutivi ka miratuar edhe Projektligjin për edukimin në fëmijërinë e hershme.

Kurti: Qeveria po punon për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se edhe këtë vit, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për mbulimin e kostos së policës kufitare për mërgimtarët.

Ai në fjalën hyrëse në mbledhje të qeverisë, u ka uruar mirëseardhje të gjithë bashkatdhetarët. Ndërkaq, ka shtuar se aplikimi për rimbusim bëhet online.

"Qeveria e Kosovës do të mbulojë koston e policës kufitare. Procedura vazhdon të jetë e thjesht. Polica mund të bëhet edhe fizikisht por edhe online para se të nisen. Ata pastaj mund të aplikojnë për rimbursim. Mërgata jonë jeni pjesë integrale. Ministria e Diasporës po punon për projektligjin për Diasporën", tha ai.

Po ashtu, Kurti shtoi se është duke u punuar për herë të parë për mësimin gjuhës shqipe në diasporë.

"Sakrifica dhe mundi juaj është që të qëndroni sa më afër në Kosovë. Unë ju uroj të gjithë juve për pushime sa të mira", ka shtuar ai.

Kabineti qeveritar do të shqyrtojë 23 pika, të cilat janë në rend të ditës.

Edhe këtë vit Qeveria mbulon polisën kufitare për diasporën

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e 86-të të Qeverisë së Kosovës, ka njoftuar se edhe këtë vit qeveria do ta mbulojë koston e polisës kufitare për atdhetarë.

“I dëshirojmë mirëseardhje bashkatdhetarëve tanë.

Për t’ua lehtësuar pushimet, qeveria do të mbulojë koston e polisës kufitare.

Polisa mund të bilhet edhe në pikat kufitare. E theksoj që mërgata janë pjesë integrale për zhvillim të qëndrueshëm të Kosovës”, u shpreh Kurti.

Mblidhet Qeveria, ky është rendi i ditës

Qeveria e Kosovës sot rreth orës 13:00 po mban mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohen një varg pikash.

Ndër to është shqyrtimi i propozim-vendimit për emërimin e Bordit Drejtues të Fondit për Sigurime Shëndetësore. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat