Është liruar nga detyra zëvendësministrit i kulturës.
Sejnur Veshall ishte përfaqësues nga komuniteti rom, dhe njoftoi përmes Facebook, duke thënë se, “unë kam punuar, asgjë më tepër”.
Sipas tij, kjo u bë me kërkesë të partisë e cila e kishte propozuar.
Tutje, Veshall thotë se, krymeinistri Kurti i tha se t’u bë e padrejtë.
Postimi në Facebook:
U lirova nga posti i zëvendësministrit!
Me kërkesën e partisë e cila më ka propozuar, Kryeministri Kurti më ka liruar nga pozita e zëvendësministrit.
Unë kam punuar, asgjë më teper. Unë u faktorizova si rom në qeveri, asgjë tepër dhe sot po lirona vetëm për cështje personale. Kam punuar me mund e përkushtim, vetëm ti proklamoj afinitetet e pjestarëve të komunitetit, dhe e bëra. Unë mbes romi i pare i cili ka bërë gjëra të mëdha, të tjerët asgjë!
Tu bë e padrejtë tha Kryeministri.
Ju falemnderit të gjithëve për bashkëpunimet, i falenderoj të gjithë anëtarët e kabinetit të qeverisë për bashkëpunimin dhe konsideratën.
Ju don zëvendësiHajrës!
Me përkulje,
Përherë i juaji
Sejnuri