Ish deputeti i PDK-së dhe ish nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku bashkë me vëllezërit dhe djalin e tij sulmoi dy policë të Kosovës, të cilët i kishin shqiptuar një gjobë trafiku djalit të Lushtakut.
Pasi u lirua me procedurë të rregullt, për Lushtakun përsëri Prokuroria Themelore në Mitrovicë lëshoi vendim për ndalimin e tij pas sulmit ndaj dy policëve.
E ky veprim ka nxitur shumë reagime në opinionin publik në Kosovë dhe më gjerë.
Përmes një postimi në facebook, kryetari i LDK-së në Gjermani, Osman Ferizi ka drejtuar akuza të rënda ndaj Nuredin Lushtakut.
“Nuredin Lushtaku, turpi i UÇK-së - Dashnori i serbes Jelenës- Jeca, nëna e kriminel Llazarit- Buce…10-vite ka qenë e punësuar në Komunë në pjesën jugore nga ky “Patriot”… Ku jeni ju “Veteranët e vërtetë” që nuk protestoni në mbrojtje të dhunimit të Policëve të Kosovës nga një ish “Komandant” pa beteja si N. Lushtaku”, shkruan Ferizi, përcjellë “Bota sot”.
“Ne kishim për 20-vite Shtet të “Kapove” të krimit, vrasjeve politike, kapjes së shtetit, hajnisë, zhvatjes, kurvnillakut, ju jeni të MALLKUAR që dhunoni rendin dhe ligjin, kush do i burgoste Kapot e krimit pos Gjykatës Speciale të Hagës, ku jeni ju Prokuror të shitur e pa dinjitet! Heshtni…”, ka shkruar në reagimin e tij kryetari i LDK-së në Zvicër, Osman Ferizi.