Gjykata Kushtetuese shpall të papranueshme ankesat e dy prokurorëve, në lidhje për procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës konstatoi se dy prokurorët që janë ankuar, nuk i kanë shterruar të gjitha mundësitë ligjore, para se rastin ta dërgojnë në Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese në njoftimin e publikuar, deklaron ae shqyrtoi kërkesat e bashkuara në rastet e parashtruara prokurorët Shqipdon Fazliu dhe Armend Hamiti.
Që të dy ata ishin kandidatë për Kryeprokurorë të Shtetit të Republikës së Kosovës.
Këta dy prokurorë, e kontestojnë kushtetutshmërinë e vendimit të 6 prillit 2022 të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Ky këshill, ka propozuar që prokurori Blerim Isufaj të zgjidhet në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Megbjthatë, Gjykata Kushtetuese vendosi që kërkesat e dy prokurorëve, në këtë rast ankues, t’i shpallë të papranueshme mbi baza procedurale.
“Parashtruesit e kërkesave nuk i kanë shteruar mjetet juridike siç është përcaktuar me paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, shkruan në vendimin e Kushtetueses.
Kështu, pas këtij vendimi të Kushtetueses, i hapet rruga dekretimit nga Presidentja, të prokurorit Blerim Isufaj, për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit. Kjo pasi në konkursin e shpallur, Isufaj ka marrë pikët maksimale dhe emri i tij është dërguar nga KPK për dekretim te presidentja.
Sidoqoftë, kjo e fubdit ka deklaruar disa herë se nuk do të marrë asnjë vedim pa u qartësuar rasti nga Gjykata Kushtetuese.