Deputeti i VV-së jep lajmin e mirë për komunat që s’kanë noterë

Aktuale

Deputeti i VV-së jep lajmin e mirë për komunat që s’kanë noterë

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Komunat të cilat nuk kanë noter, përkohësisht do t’i kenë ata – deri në finalizimin e projektligjit.

Këtë vendim e ka marrë Albulena Haxhiu, ministre e drejtësisë me kërkesë të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica.

Vetë deputeti i VV-së e ka kumtuar këtë përmes një postimi në Facebook.

“Plotësim-ndryshimi i ligjit krijon mundësi që një Noter të dërgohet apo t’i ndryshohet selia përkohësisht nga ajo e përcaktuar në mënyrë që qytetarëve t’u sigurohen shërbimet e nevojshme Noteriale dhe pa vakume kohore, duke siguruar Noterin një herë respektivisht dy herë në javë”, ka thënë ai.

Sipas tij “kjo është e mireseardhur në veçanti për bujqit, ngase nuk do të kenë më vështirësi dhe kosto shtesë për përgatitjen e dokumentacionit për aplikim të subvencioneve dhe granteve në bujqësi”.

Nëntë komuna në Kosovë nuk kanë noterë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat