Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është takuar me Ministren e Administratës Publike të Belgjikës Petra De Sutter, me të cilën ka diskutuar për projekte konkrete në fushën e administratës publike.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se homologia e tij ka shprehur gatishmëri për ta mbështetur Kosovën në sektorin e administratës publike.
“E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme për shtetin tonë si dhe e njoftova për të arriturat e qeverisë sonë, ndër të tjera në sundimin e ligjit e luftimin e krimit dhe korrupsionit.
Diskutuam për projekte konkrete në fushën e administratës publike, konkretisht në projektet tona në fushën e digjitalizimit të shërbimeve publike dhe procedurave administrative, proceset e rekrutimit si dhe në përmirësimin e sigurisë kibernetike. Me këtë rast Prof.Dr. Petra De Sutter shprehu gatishmërinë e saj për mbështetjen e shtetit belg në projektet e administratës publike si dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar ai.