Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj H.M, të cilin e akuzon për kanosjen e prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Naim Abazi.
Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zyrtarja për informim e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.
Ulaj tha se aktakuza ndaj të akuzuarit H.M u ngrit për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 të Kodit Penal, pas pranimit të kallëzimit penal të ushtruar nga Policia e Kosovës.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 31.05.2021, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit H.M., në drejtim të veprës penale “Kanosja”, nga neni 181 të KPRK-së dhe të njëjtën e ka proceduar në gjykatë për trajtim të mëtejmë”, thuhet në përgjigjen e saj.