Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka reaguar ashpër ndaj kryeminsitrit të Shqipërisë Edi Rama dhe ndaj ish-gjerenalit Nuredin Lushtaku.
Rama për Serbinë kishte deklaruar se Serbinë duhet ta marrim në BE.
Derisa, Lushtaku me djemtë e tij kanë sulmuar Policinë e Kosovës.
Lajçi ka thënë se “Çka të duhet ty grada e “krenaria” që nuk e le Gardën Ceremoniale me përcjellë n’përjetësi Dr. Rugovën, e çka i duhet Edit Kryeministria, kur ngriteni mbi ligjin e jetoni me “mullijtë e erës”?!
Shkrimi në Facebook:
Këta “gjeneralët e nameve”
S’deshta me humbë kohë me hijet e juve, por ”krenaria” jote, për gardën ceremoniale që s’mori pjesë në varrimin e President Rugovës, e malli i Edit për Serbinë, që t’futët në gjinin Evropjan, ma grryen shpirtin e letrën, e s’mujta pa i vu dy shkronja!
A s’të brenë ndërgjegja, (tash për atëherë), për fjalët që ti urrejti nji popull?
A s’të brenë ndërgjegja për grushtimin e policit, (ish ushtarit), ndoshta ma trim se ti n’luftë, e gjakut vllaznor, që u derdh n’trollin me gjakun e Ademit?!
A s’ta grryen shpirtin titulli Gjeneral, që çove dorë mbi ligjin e titullin, për nji denim ndaj birit tand?
A s’kemi ne bijë e bija?
A mos po t’brenë brenga edhe ty, si Edi Ramës, që po mundohet me mish e shpirt me futë Serbinë n’Evropë, që ngrite dorë mbi policin shqiptar?
Çka të duhet ty grada e “krenaria” që nuk e le Gardën Ceremoniale me përcjellë n’përjetësi Dr. Rugovën, e çka i duhet Edit Kryeministria, kur ngriteni mbi ligjin e jetoni me “mullijtë e erës”?!
Zbritni n’tokë, sa se keni humb hijën e s’i keni nxi emnat, o “gjeneralët e nameve”!?