Kryeministri Kurti takon ministrin e Jashtëm të Qipros, e fton për vizitë në Kosovë

Aktuale

Kryeministri Kurti takon ministrin e Jashtëm të Qipros, e fton për vizitë në Kosovë

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 16:43
Foto nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Qipros, Ioannis Kasoulides.

Kryeministri Kurti foli për zhvillimet pozitive në Kosovë, rritjen ekonomike, luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe reformat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ndërsa përgëzoi Kryeministrin Kurti për ndryshimet demokratike dhe stabilitetin e arritur në vend, Ministri Kasoulides theksoi se Qipro dëshiron të shtojë komunikim dhe bashkëpunimin me Kosovën. Ai konfirmoi mbështetjen e Qipros për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kryeministri theksoi potencialin për lëvizje pozitive në raportet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Qipros. Ai potencoi se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka dëshmuar ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ai i bëri ftesë Ministrit Kasoulides për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, për të parë personalisht zhvillimet pozitive në vend.

Ky takim u realizua në kuadër të pjesëmarrjes së Kryeministrit Kurti, në Tryezën e Rrumbullakët organizuar nga Qeveria e Greqisë dhe prestigjiozja britanike “The Economist” me mbështetjen e Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian. Gjatë qëndrimit të tij atje, kryeministri po zhvillon takime zyrtare me përfaqësues të ndryshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat