Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, me të cilin kanë biseduar rreth mundësive të thellimit të raporteve ndërmjet të dyja vendeve.
Duke biseduar për perspektivën evropiane të vendit, thuhet se u potencua nevoja për liberalizim të vizave, si proces tashmë i vonuar.
Kurti kërkoi përkrahje nga Greqia integrimin e mëtutjeshëm të Kosovës në organizata rajonale.
Gjatë takimit u diskutua rreth zhvillimeve rajonale, si dhe ndikimit politik dhe ekonomik të luftës në Ukrainë. U dakorduan për domosdoshmërinë e koordinimit të veprimeve të përbashkëta sanksionuese ndaj Rusisë, si dhe përfshirjen e të gjithëve pa përjashtim në ndihmë të Ukrainës, për të përballuar agresionin rus.
U theksua nevoja për perspektivën zhvillimore dhe integruese të Ballkanit Perëndimor.