Profesori universitar Blerim Latifi, ka kritikuar kryetarin e ri të Prishtinës Përparim Rama, lidhur me çështjen e mbeturinave në kryeqytet.
Teksa ka publikuar një fotografi të mbeturinave që kanë pushtuar kryeqytetin, Latifi ka thënë se Rama as që po “lodhet” për heqjen e tyre, përcjell Bota sot.
Sipas tij, nëse vazhdon kështu, ish-kryetari Shpend Ahmeti do të duket yll, në krahasim me Ramën.
“Boll i dobët ka qenë Shpend Ahmeti, por në kohën e tij mbeturinat janë hequr çdo ditë. Ky pasardhësi i tij, siç po duket, as që po lodhet për këtë punë. Thua se nuk vjen nga përvoja e Londrës, por e Somalisë a e Bangladeshit. Nëse vazhdon kështu, pas katër vitesh, të jeni të sigurt se në raport me të Shpend Ahmeti do të duket yll”, ka shkruar Latifi në një postim në Facebook./BS