Veprimtari Sali Rexhaj ka shkruar për ushtarakun e karrierës, kolonelin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që tmerronte serbët në Betejën e Loxhës, Tahir Zemaj.
Sot para 24 vjetëve, me në kry kolonelin Tahir Zemaj është zhvilluar beteja e Loxhës.
Kjo është beteja e parë që shqiptarët i mposhtën forcat serbe në fushëbetejë.
Kështu shkruan Rexhaj i cili thekson se në këtë betejë janë vrarë policët më famëkeq të cilët për një dekadë kishin ushtruar dhunë e vrasje të shqiptarëve në Dukagjin.
Postimi i plotë:
Sot para 24 vjetesh u zhvillua Beteja e Loxhës, beteja e parë ku shqiptarët i mposhtën forcat serbe në fushëbetejë.
Kjo fitore historike, për herë të parë i tregoj Serbisë se pushtimi i tyre 100 vjeqar i përcjellë me masakra, gjenocid e krime të luftës në Kosovë kishte marrë fund.
Aq më shumë, po në këtë ditë u vranë në fushëbetej policët më famkeq të cilet për një dekadë kishin ushtruar dhunë, plaçkitje e vrasje të shqipetarëve në Pejë e Dukagjin.
Beteja e Loxhës pati sukses për faktin se komandohej nga një ushtarak karriere, një ekspert, trim e patriot, sot Hero i Kosovës, kolonel Tahir Zemaj.
Lavdi të rënëve për liri në këtë betejë, respekt për luftëtarët, për secilin prej tyre.