Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka reaguar pas publikimit të videos së nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq, të publikuar në mediumin pro-qeveritar serb “ALO”
Abazi ka theksuar se Radojçiq është në listën e zezë së SHBA-së dhe se ky fakt mjafton që ai të ndiqet në përputhje me ligjin.
“Kjo është përgjigjëja për Radojcic dhe vrasesit e kriminelët e ndërmarrjes kriminale në veri .
Ai dhe të tjerët rreth tij janë në listen e zezë të thesarit amerikan dhe kjo është e mjaftueshme që ndjekja e tij të bëhet sipas ligjit dhe në zbatim të ligjit”, ka shkruar Abazi.