“O Xhavit ‘Zeka’”/ Vjen një reagim i ashpër kundër Xhavit Halitit që “injoroi” emrin e Tahir Zemajt, përmendet shtabi i Rognerit

Aktuale

“O Xhavit ‘Zeka’”/ Vjen një reagim i ashpër kundër Xhavit Halitit që “injoroi” emrin e Tahir Zemajt, përmendet shtabi i Rognerit

Nga: M.L. Më: 6 korrik 2022 Në ora: 19:29
Xhavit Haliti

Ish-kryeshefi i Shtabit Oparativ të Rrafshit të Dukagjinit dhe njëherit ish-komandanti i njësiteve operative të UÇK-së në Lugun e Baranit, Major Nazir Ramabaja i ka reaguar ashpër deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti.

Ky i fundit, në përkujtimin e Betejës së Loxhës, nuk e përmendi fare emrin e Kolonel Tahir Zemajt, me të cilin identifikohet kjo betejë.

Major Ramabaja, i është drejtuar Halitit duke i thënë se beteja e Loxhës lidhet për një emër të përveçëm, e ai është koloneli madhor Tahir Zemaj.

Sipas Major Ramabajës, shtabi i Rognerit dhe Beteja e Loxhës janë dy gjëra të pa krahasueshme dhe diametralisht të kundërta.

Postimi i plotë:

"Shtabi i Rognerit dhe kolonel Tahir Zemaj kanë dallime diametralisht të kundërta, të cilat ti “Zekë” s'mund t’i perceptosh në memorien tënde.

O Xhavit ”Zeka” Beteja e Loxhës lidhet për një emër të përveçëm, e ai është koloneli madhor Tahir Zemaj, tentativat për përvetësimin e meritave të tjetër kujt \vjedhja\, tani e tutje e tërë Kosova e ka kuptuar dhe të qartë, turpi s’ka skaj, e kuptoi që nuk mund ta paramendosh Komandantin madhor Tahir Zemaj, sepse ka dallime në vendndodhje dhe zhvillim të ngjarjeve në mes teje dhe komandantit madhor Tahir Zemajt. Pra, shtabi i Rognerit dhe Beteja e Loxhës janë dy gjëra të pa krahasueshme dhe diametralisht të kundërta, lavdi komandantit madhor kolonel Tahir Zemaj.

Major, Nazif Ramabaja

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat