Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica ka thënë se PDK mban përgjegjësi për qeverisjen e viteve të kaluara.
Mirëpo, ka thënë ai, përgjegjësinë e merr për vitet e qeverisjes sa ka pasur kryeministrin nga partia e saj.
Nga 12 vjet qeverisje, ai tha se PDK ka pasur kryeministër në qeveri për 7 vite.
“PDK ka qeverisur 12 vite, por me kryeministër 7 vite. Përgjegjës kryesor i gabimeve, suksese dhe dështimeve është kryeministri. Ne e marrim përgjegjësinë që na takon”, ka deklaruar Reçica në Pressing.
Ai ka thënë se nuk mund të thuhet që për 20 vjet gjithçka është bërë keq në këtë vend.