Ministrja Albulena Haxhiu me bindje ka thënë se Qeveria Kurti është e pakorruptuar.
Menjëherë ka reaguar njohësi i drejtësisë, Ehat Miftaraj, duke e pyetur se a është e sigurt, e duke ia përmendur rastin e Martin Berishajt e disa të tjerëve.
‘’A jeni e sigurt. Shumë e sigurt? Kemi Martin Berishajn psh. Kemi rastin e fundit që është arrestuar zyrtari i Vetëvendosjes, prandaj këtë s’duhet thënë me absolut’’, tha Miftaraj.
‘’Zyrtari që po e përmend është në qeveri a?’’, pyeti Haxhiu.
‘’Martin Berishaj a është në qeveri, a është ambasador. Mimoza Kusari a është me aktakuzë për korrupsion.’’, ia ktheu Miftaraj.
‘’E kemi Agjencionin Kundër Korrupsionit. S’jam unë agjencioni’’, tha Haxhiu duke mos dhënë përgjigje konkrete kur pyetet për këta emra.