Beqa mesazh Haxhiut: Është mirë me lexu kur do të interpretosh, jo me u besu këshilltarëve

Aktuale

Beqa mesazh Haxhiut: Është mirë me lexu kur do të interpretosh, jo me u besu këshilltarëve

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 13:18
Hajdar Beqa

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa i është drejtuar ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu në lidhje me interpretimin e projektligjit për Byron Shtetëore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ai i tha Haxhiut se nuk duhet t’u besojë shumë këshilltarëve të saj.

“Është mirë me lexu kur të interpretojsh, jo me u besu këshilltarëve se ndodhta nuk ta lexojnë mirë, ose atij zëvëndësministrit që e zbuloi atë “vaji në tepsi”, se nuk dimë çka po zbuloni ju.

Por ne po duam me të vërtetë me pas një ligj që i hyn në punë qëllimit të ligjit, e jo që u hynë juve në punë për fushatë”, u shpreh Beqa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat