Në 24-orëshin e fundit janë shënuar 258 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se sot janë shëruar 177 qytetarë.
Në total numri i rasteve aktive është 1 mijë e 602.
Sipas njoftimit, në 24-orët e fundit janë dhënë 65 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Linku me të dhënat.