Ka vdekur sot analisti shqiptar Kastriot Myftaraj. Policia shqiptare ka njoftuar se 60-vjeçari është hedhur sot nga kati i katërt i banesës së tij.
Lidhur me lajmin ka reaguar kreu i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, përcjell Bota sot.
Pacolli ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e Myftarajt, edhe pse ka thënë se ky i fundit e kishte ofenduar rëndë publikisht atë dhe familjen e tij.
“Sot paska vdekur Kastriot Myftaraj! Më vjen keq dhe ndaj dhimbjen me familjaret e tij. Sidoqoftë është humbje e madhe. Unë të ndjerin personalisht nuk e kam njohur edhe pse ai publikisht më kishte ofenduar rëndë mua dhe familjen time. Ai kishte "analizuar" (pse nuk më kishin likuiduar mbasi unë sipas tij “kisha shërbyer për shërbimet e huaja"”, ka shkruar Pacolli në një postim në Facebook./BS