Policia e Kosovës sot ka ndërmarrë një aksion në Shtërpcë, ku janë bastisur katër lokacione dhe janë sekuestruar dokumentacione dhe kamerat e vendosura nga strukturat ilegale serbe.
Teksa pas arritjes së materialit të sekuestruar në Prokurorinë e Ferizajt, është duke u bërë bartja e tyre nga kamionët në brenda ndërtesës.
Rasti është konfirmuar nga Prokurori në Ferizaj, Rasim Maloku, i cili është shprehur se janë duke e zbatuar një urdhëresë të gjykatës për kontroll dhe sekuestrim të dokumentacionit në objektin e strukturave ilegale.
“Jemi duke e zbatuar një urdhërese të gjykatës për kontroll dhe sekuestrim te dokumentacionit dhe pajisjeve ne objektin e strukturave ilegale”, është shprehur Maloku.