Hoxha për dorëheqjen e Johnsonit: Kosova do t’i jetë mirënjohëse për përkushtimin e tij

Aktuale

Hoxha për dorëheqjen e Johnsonit: Kosova do t’i jetë mirënjohëse për përkushtimin e tij

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 16:23
Enver Hoxhaj dhe Boris Johnson

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur keqardhje për dorëheqjen e kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson.

Ai reagimin e bëri përmes një postimi në Facebook.

“Me keqardhje mora lajmin për dorëheqjen e Boris Johnson, një miku të madh të Kosovës, një mik i imi shumë i veçantë, një lider brilant.

Kosova do t’i jetë mirënjohëse për përkushtimin e tij që vendi jonë të ecë përpara në rrugën e integrimit në sistemin ndërkombëtar”, shkroi Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat