Kryekrimineli serb Milan Radoiçiq, që vepron në pjesën veriore të Kosovës, edhe pse është në kërkim nga Policia dhe Prokuria ai është shfaqur në veri.
Pas shfaqjes së tij, kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti ka kërkuar arrestimin.
Kurti shprehet se Radoiçiq është kriminel i kërkuar për vrasje dhe krim të organizuar.
Ai u bënë thirrje organeve të rëndit që të aktivizojnë strukturat policore për të kapur Radoiçiqin.
Postimi i plotë:
ZERO TOLERANCË NDAJ KRIMINELËVE!
Radoiçiq, një kriminel i kërkuar nga organet e drejtësisë së Kosovës për vrasje dhe krim të organizuar - del nga vrima e nëntokës në malet e Kosovës për t'na përcjellë kërcënimet ndaj shtetit tonë nga padroni i tij Vuçiq!
I bëj thirrje organeve të rendit të Kosovë që të aktivizojnë të gjitha strukturat policore për të kapur këtë kriminel dhe për ta sjellë para drejtësisë duke e dënuar për vrasje, krim të organizuar dhe nxitje për terrorizëm.