Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka treguar nëse udhëheqësia e re e LDK-së konsultohet me të për marrjen e vendimeve.
Sejdiu përmend zgjedhjet e brendshme të vitit 2019 kur flet për këtë temë.
Në ato zgjedhje u arrit konsensus i brendshëm që të zgjidhet kryetar Isa Mustafa dhe kandidate për kryeministre Vjosa Osmani. Ai shton se pamundësia për lejimin e kandidaturave ndikoi në rënie e partisë.
“Ka kohë një qasje e tillë. Jo që dinë mjaft, por ndoshta dinë. Nuke di. Me këta njerëzit e brezit të ri nuk kam raport të ndërtuar. E di që qasja e një ecje të përbashkët duhet një qasje ndryshe. Ka qenë qasje e gabuar ku nuk u la kandidimi më 2019. E ka lënë një gjurmë ku më kanë hakmarrë”, ka thënë ai.
Ai tutje tregon se humbja e votave tregon pakënaqësinë e votuesve besnik.
“Ka një mllef të qytetarëve ndaj qasjes së një subjekti. Ndoshta nuk e shprehin, por shkojnë e votojnë dikë tjetër. Pakënaqësia me udhëheqjen shprehet në mënyrë të ndryshme”, përfundoi ai.