Sipas Dardan Sejdiut, Lista GUXO e ka bërë VV-në të djathtë.
Dikur deputeti i Vetëvendosjes, teksa analizonte situatën momentale të partisë që dikur drejtohej nga tashmë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, deklaroi se nuk ka një projekt të saj unik.
Sejdiu tutje shtoi se Vjosa Osmani e Albin Kurti janë një pako.
"Lista GUXO e ka bërë VV-në të djathtë. Kaq. Këtë detyrë e ka kryer. Ata mund të bashkëpunojnë mirë, por Lista GUXO e vetme nuk ka projekt. Diçka që mund të tërheqë vota", tha ndër të tjerash Dardan Sejdiu.