Demhasaj thotë se Vuçiq gjithmonë ka tendenca që të shkaktojë trazira para procesit të dialogut ose arritjes së ndonjë marrëveshje

Aktuale

Demhasaj thotë se Vuçiq gjithmonë ka tendenca që të shkaktojë trazira para procesit të dialogut ose arritjes së ndonjë marrëveshje

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 00:30
Arton Demhasaj

Analisti, Arton Demhasaj thotë Policia duhet të ketë kujdes me aksionet që i ndërmerr, sepse sipas tij, gjithmonë para një procesi të dialogut ose para arritjes së ndonjë marrëveshje presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq përmes serbëve të veriut ka tendenca që të shkaktojë trazira.

Demhasaj duke e komentuar aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në të cilin u sekuestruan rreth 20 kamera të strukturave ilegale në Shtërpcë tha se çdo aksion i policisë që ndërmerret duhet të jetë i përgatitur mirë në mënyrë që të mos shkaktohen trazira dhe t’i kthehen Kosovës si bumerang.

“Çdo aksion i Policisë që ndërmerret sidomos në veri duhet të jetë më i përgatitur edhe të ruhet në mënyrë që të mos shkohet në drejtim të shkaktimit të trazirave, sepse ato pastaj mund të na kthehen bumerang dhe të pësojmë më keq nëse ndodhin trazira apo bllokada atje. Gjithmonë ne e kemi parë që para një procesi të dialogut ose para arritjes së një marrëveshje ka pasur tendenca të tilla nga serbët e veriut. Prandaj mendoj që policia duhet të ketë kujdes që ndodhsha për raste të vogla të mos ketë tendenca të shkaktimit të trazirave”, tha ai.

Demhasaj thotë se Kosova duhet të tregohet e kujdesshme dhe të mos bie pre e provokimeve të ndryshme që mund të vijnë nga kushdo qoftë.

“Ne e kemi parë dje që pati një kërcënim nga Milan Radoiçiq, prandaj ne duhet të ruhemi sepse ai mund të del aty me një qëllim të caktuar për të provokuar një situatë në mënyrë që të ndërhyjë policia dhe të shkaktojë ndonjë trazirë apo bllokadë, e që pastaj Serbia ta përdorë politikisht. Sepse ne e dimë që Radojçiqi është nën kontroll të Vuqiçit dhe ai kurdo që i nevojitet mund ta përdor… Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos biem pre e provokimeve të ndryshme që munden të vijnë nga kushdo qoftë”, tha Demhasaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat