Shala shprehet i shqetësuar me përgatitjen e zyrtarëve policorë në rrugë

Aktuale

Shala shprehet i shqetësuar me përgatitjen e zyrtarëve policorë në rrugë

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 00:42
Policia e Kosovës

Ish-deputeti Haxhi Shala është shprehur i shqetësuar më përgatitjen e zyrtarëve policorë në rrugë.

Shala ka folur për rastin e sulmit ndaj zyrtarëve policorë në Skenderaj, ku tha se policët duhet të përgatiten mirë.

“T’i lëmë organet e drejtësisë të zbulojnë si rast. Mua më shqetëson se çfarë po bën Policia në përgatitjen e policëve në rrugë. Jo të merret policia e thjeshtë me tre muaj trajnime. Të trajnohen, të përgatiten, kjo mua më intereson”, ka deklaruar ai.

Ai thotë se Policia duhet të fillojë përgatitjen e njerëzve në rrugë, sepse sipas tij, ka ndryshuar gjendja sociale e qytetarëve për shkak të krizës ekonomike.

“Për rastin në Skenderaj, unë mendoj që duhet të nxirret një mësim i mësuar nga policia dhe të fillojë përgatitjen e njerëzve në rrugë, sepse ka ndryshuar gjendja sociale e qytetarëve sot në Kosovë, pa hyrë në rastin në Skenderaj, për shkak të krizes ekonomike”, theksoi Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat