Ervin Salianji nga Partia Demokratike e Shqipërisë në një lidhje direkte për Tëvë1 foli për protestën e mbajtur sot në Tiranë ku përfaqësuesit e shtresave të ndryshme u shprehën për shqetësimet e tyre për rritjen e çmimeve, pensionet e ulët si dhe për emigrimin e madh të shqiptarëve viteve të fundit.
Salianji duke folur për protestën e opozitës shqiptare kundër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, tha se ndjehet i turpëruar nga qëndrimet e Ramës në raport me Kosovën.
“Mua më vjen turp edhe si qytetar që kryeministri i Shqipërisë del dhe bëhet mbrojtës i Serbisë. E pashë dje në një medium në Hollandë se sa vuan Vuçiq për të mbajtur qëndrime.
Ndjehem i fyer edhe se si kryeministri bën skena të turpshme me presidenten e Kosovës, ndërsa bën skena vëllazërore me presidenin e Serbisë, i cili jo më larg se dje, në përgjigje ndaj rezolutës së Parlamentit Evropian për njohje të ndërsjellë në mes të Kosovës dhe Serbisë, u përgjigj se kurrë nuk do ta firmos atë”, deklaroi deputeti i PD-së.