Shqyrtimi i Projektligjit për rregullimin e çmimit të produkteve medicinale, në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, u shty për martën për hskak të mungesës së kuorumit.
Përpos kryetares së këtij komisioni nga radhët e VV-së, Fatmire Kollçaku, asnjë nga deputetët e mazhorancës nuk ishte i pranishëm.
Mungesa e kuorumit shkaktoi përplasje ndërmjet Kollçakut e deputetëve të opozitës. Këta të fundit kritikuar qasjen e shumicës, për të cilën thanë se qëllimshëm munguan.
Kryetarja e këtij Komisioni, Fatmire Kollçaku, foli për depërtimin e ujit në bodrumin e klinikës së Onkologjisë, ku trajtohen pacientët me kancer, duke i dëmtuar aparatura e Radioterapisë.
“Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi e ka vizatuar klinikën e Onkologjisë, mirëpo është një problem i trashëguar por me siguri dikush duhet me dhënë llogaridhënie për atë se çka ka ndodh aty. Kanë reaguar institucionet dhe zyrtarët përgjegjës e tash të shohim sa shpejtë do të sanohet ky problem”, tha ajo.
Por deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, tha se shi bie që 20 vite. Ai foli edhe për mungesën e deputetëve të pozitës.
“Ne u dakorduam që sot të mbajmë mbledhjen për të kalu dy projektligje të rëndësishme për shëndetësi. Të draftuara dhe të propozuara nga opozita. Mosprezenca e kolegëve sot të pozitës të VV-së, në komision dhe me pamundësu kuorumin për me i trajtua këto projektligje është tërësisht e papërgjegjshme”, tha ajo.
Por ky fjalim i tij sipas Kollçakut është teatër pasi aty prezentë ishin mediet.
“Nëse kanë ardhë mediat ti me bo teatër nuk ki nevojë”, tha ajo.