Prindërit e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi kanë vizituar atë në Hagë, aty edhe ku po mbahet nën paraburgim nën akuzat për krime lufte.
Një vizitë e tillë bëhet pas afro dy viteve të paraburgimit të Thaçit dhe njëherësh, pjesa e vizitës ishte përmendur edhe gjatë vizitës së Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë, në Burojë të Skenderajt.
Ndërkaq mbrëmë, vizitën e prindërve të Thaçit e ka konfirmuar edhe Ismail Syla, ish-këshilltar i ish-presidentit.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kishte shkuar për vizitë tek ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.