Raportuesja në Parlamentin Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka reaguar pas thirrjes së një eurodeputete francez që shtetasve kosovar mos t’iu liberalizohen vizat.
Dominique Bilde gjatë ditës kishte pohuar përmes rrjeteve sociale se “refuzojmë zgjerimin e BE-së me këtë vend. Ne gjithashtu kundërshtojmë lëshimin e vizave për shumë shtetas të tyre!”.
Eurodeputetja gjermane i ka kujtuar homologes se shumica e deputetëve të parlamentit evropian mbështesin përpjekjet e Kosovës për bashkëpunim me Bashkimin Evropian.
Gjithashtu ajo ka pohuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe “qytetarët e saj meritojnë, si të gjithë evropianët e tjerë, të lëvizin lirshëm”.