Prindërit e ish-Presidentit Thaçi kanë përfunduar vizitën e tyre në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.
Media ka siguruar pamjet që tregojnë prindërit e ish-presidentit pas vizitës që ata ia kanë bërë djalit të tyre.
Ata atje kanë shkuar për herë të parë pas dy vitesh për ta vizituar djalin e tyre dhe kanë qëndruar me të rreth 6 orë.
Kujtojmë që së fundimi Gjykata Speciale me seli në Hagë ka vendosur që ish-presidenti Hashim Thaçi të mbetet në paraburgim.