Edi Rama duhet të japë dorëheqje / Ka shkelur rëndë Kushtetutën dhe protokollet shtetërore

Aktuale

Edi Rama duhet të japë dorëheqje / Ka shkelur rëndë Kushtetutën dhe protokollet shtetërore

Nga: Idriz Morina Më: 8 korrik 2022 Në ora: 18:28
Edi Rama dhe ministri rus Sergej Lavrov

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, e ka humbur definitivisht mbështetjen e madhe që gëzonte. Në shumë raste nuk është e mjaftueshme, as mbështetja popullore që mund të ketë një lider, por vlerësimi që vie nga elita politike, nga akterët politik dhe nga vetë partia. Nga kjo e fundit ai nuk ndihet as i rrezikuar dhe as i kërcënuar, pasi në vendet postkomuniste, veçmas partitë si PS-ja e Ramës, si trashëgimtare e drejtpërdrejtë e Partisë së Punës, e ruan dhe kultivon kultin e liderit, dhe i bindet atij, po thuaj njësoj si në diktaturë. Por, besimi i tij tek elitat dhe opinioni ka rënë, si pasojë e zbulimit të shumë skandaleve, si ai për mbeturinat (inceneratorët).

Image
Dendias dhe Rama

Rasti i Johnsonit

Një zhvillim i tillë ndodhi me kryeministrin britanik Boris Xhonsonin, i cili dje u detyrua të jepte dorëheqje për shkak të trysnisë së jashtëzakonshme të elitës politike, por edhe të trysnisë së madhe që kishte nga vetë partia e tij konservatore.

Aq i madh u bë presioni ndaj tij dhe qeverisjes së tij, aq sa 27 ministra dhe zëvendësministra dhanë dorëheqje duke e kërkuar edhe dorëheqjen e tij.

Vetëm pak javë më parë, ai sapo i kishte mbijetuar një mocioni mosbesimi! Por, dështimi i mosbesimit, nuk ishte fund i lumtur për Johnsonin.

Sipas modelit të administrimit të partive në Britani të Madhe, mandati i kryeministrit është i lidhur me mandatin e partisë, pasi kryeministër nuk mund të bëhesh pa qenë kryetar partie, dhe nëse jepni dorëheqje nga udhëheqja e partisë apo shkarkoheni, detyrimisht do të jepni dorëheqje edhe nga drejtimi i Qeverisë. Johnson pasi u detyrua të jepte dorëheqje nga partia, deklaroi se do të vazhdonte të qeveriste edhe për disa muaj deri në krijimin e qeverisë së re, përkatësisht të zgjedhjes së kreut të ri të partisë.

Aktualisht nuk është e qartë nëse Britania do të mbajë zgjedhje apo do të ketë ndonjë qeveri të udhëhequr nga Partia Konservatore, pas zgjedhjes së kryetarit të ri, proces që do të merrë edhe disa muaj.

Çështja nuk është në këtë rast se çfarë fati do të ketë Johnson apo qeveria britanike. Argumenti kryesor që u përdor për rrëzimin e Johnson-dorëheqjen e tij, ishte se e ka shkelur protokollin shtetëror në një takim dhe atë jo me një drejtues të rëndësishëm shteti, por me një spiun rusë.

Madje rasti kishte ndodhur para katër vitesh, kur Johnson ishte vetëm Ministër i Jashtëm, dhe nuk e drejtonte Qeverinë.

Por, takimi mori më shumë rëndësi, pas luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë, dhe Britania mori rol kyç në diplomacinë botërore për të penguar pushtimin rus. Kjo kundërvënie çoi në dështimin e planit rus për pushtimin e tërë Ukrainës, dhe forcat ruse u detyruan të ndryshojnë strategji, dhe në vend që të vazhdojnë me pushtimin e tërë Ukrainës të kthehen në kufirin rus dhe zonat e pushtuara fillimisht së kushte luftime me separatistët.

Sipas vlerësimeve në mediat britanike dhe të tjera, Johnson ra pas vlerësimit se ai e ka rrezikuar sigurinë kombëtare, pas takimit me agjentin rus të KGB-së (FSB) Alexandër Lebedev, “pa praninë e sigurimit të vet dhe pa njoftimin e shërbimit sekret Britanik”.

Image
Rama dhe Vuçiqi

Shkelje e protokollit me paramarrëveshje me Greqinë

Pra, nëse në diplomacinë e Johnsonit u gjet vetëm një takim i tillë, madje pa e shpjeguar përmbajtjen e atij takimi, sa herë mund ta kenë shkelur zyrtarët e shtetit të Kosovës, protokollin e Shtetit? Po sa herë e ka shkelur Edi Rama protokollin e shtetit, duke bërë takime të papritura me diplomat të shteteve armiqësore.

Po ashtu ai e ka shkelur rëndë Kushtetutën, duke ushtruar diplomaci publike në favor të Serbisë dhe kundër interesave të Kosovës, por edhe të vet Shqipërisë.

Edi Rama, përveç se disa takime zyrtare, sipas një foto që gjendet në internet së paku njëherë është takuar privatisht me ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov!

As për këtë rast nuk ka të dhëna publike nëse Rama e ka shkelur protokollin e shtetit apo jo?

Në një video të vitit 2021 gjatë vizitës së Ramës në Greqi në vilën e kryeministrit Micotakis, derisa ishte duke dalur nga vila e ndjek pas dhe i rri afër, ministri i Jashtëm i Greqisë, Niko Dendias. Ai e përcjellë jashtë protokollit derisa hyn Rama në veturë, dhe pastaj i afrohet dy herë të tjera tek vetura, dhe flet me Ramën, që tashmë ndodhej i ulej brenda.

Duket se Dendias e ka me nxitim, që nga Rama të merrë një premtim serioz për ndonjë çështje!

Brenga kryesore e Dendias si duket ishte çështja e kufirit detar, të cilën e tha në mënyrën më arrogante gjatë vizitës para disa javësh në Tiranë, kur në konferencë për shtyp tha se çështja e detit do të dërgohet në Gjykatën e Arbitrazhit. Por, edhe Rama e pranoi: “Ne do t’i drejtohemi drejtësisë ndërkombëtare”, duke iu referuar qëllimit të qeverive greke.

Po ashtu diplomati grek e shpjegoi në një intervistë pas vizitës se Rama, i kishte thënë se është dakord për çështjen e detit, por, duhet përkrahja e Presidentit dhe se duhet pritur derisa të zgjidhet presidenti i ri. Aktualisht procesi ka mbetur i bllokuar, pasi presidenti aktual i Shqipërisë Ilir Meta, ka vendosur të mos e jap firmën e tij.

Nëse çështja e kufirit detar shkon në gjykatën ndërkombëtare në Hagë, atëherë është e qartë se Shqipëria do të humb shumë. Kjo çështje para së gjithash duhet të zgjidhet ndërmjet dy shteteve bazuar në parimet e përcaktimit të kufijve ujor.

Edi Rama duhet të gjejë momentin dhe të dorëhiqet, pas protestës masive, që është dëshmi e qartë, jo vetëm e rënies së popullaritetit, por edhe vlerësimit negativ për politikat që ka ndjekur. Ai thjesht për shumicën shqiptare është tanimë një i padëshirueshëm për të qeverisur.

Dorëheqja duhet të aplikohet si vlerë e demokracisë, dhe të thyejë tabunë e mosdorëheqjes!

Në Kosovë nuk jepnin dorëheqje pa i rrëzuar udhëheqësit, por kur përballeshin me drejtësinë, ajo bëhej e vonshme, si për Ramushin, e veçanërisht në rastin Thaçi!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat