Ambasadori amerikan takohet me Zemajn, flasin për forcimin e marrëdhënieve Kosovë-SHBA

Aktuale

Ambasadori amerikan takohet me Zemajn, flasin për forcimin e marrëdhënieve Kosovë-SHBA

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 19:00
Foto nga takimi

Forcimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve ka qenë temë diskutimi në takimin që Përfaqësuesi i Republikës së Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj e kishte të premten me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Takimi është kumtuar përmes një postimi në Twitter të ambasadorit amerikan.

“Kënaqësi të takoj mikun tim, ambasadorin Astrit Zemaj, përfaqësues i Republikës së Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, në Bruksel, pas vizitës në Këshillin e NATO-s.”, ka shkruar  Hovenier. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat