Selim Pacolli, ka reaguar ndaj eurodeputetes franceze Dominique Bilde, e cila kundërshtoi anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe për liberalizimin e vizave.
Ai në një postim në Facebook u shpreh se Bilde para Kosovës po shtiret shqiponjë, ndërsa para Rusisë ‘pulë e nuktë’.
“Para Kosovës së vogël shtiret shqiponjë, a para Rusisë fashiste, e tmerruar bëhet pulë e nuktë! Turp”, deklaroi Pacolli, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Para Kosovës së vogël shtiret shqiponjë, a para Rusisë fashiste, e tmerruar bëhet pulë e nuktë!
Një popull i vogël që dikur flijohej për të mbojtur civilizimin Evropian, sot mohohët!
TURP!