Vlora Çitaku: Serbia nuk mund të jetë evropiane në Bruksel e anti-evropiane në Ballkan, kjo është adresa e vetme e Kosovës

Aktuale

Vlora Çitaku: Serbia nuk mund të jetë evropiane në Bruksel e anti-evropiane në Ballkan, kjo është adresa e vetme e Kosovës

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 23:22
Vlora Çitaku

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovë (PDK), të premten në Dpt te Fidani në “T7”, ka thënë se “Serbia nuk mund të jetë evropiane në Bruksel e antievropiane në Ballkan”.

Çitaku ka shtuar se bota nuk është e njëjta me atë që ishte në vitin 1999.

“Fuqia e Rusisë dhe Kinës ishte e margjinalizuar atëherë”.

Por sipas saj nuk ka nevojë të mbajmë ligjërata në perëndim sa e keqe është Rusia dhe Kina”, pasi sipas saj perëndimi “e di më mirë këtë”.

Ajo ka shtuar se adresa e vetme e Kosovës është SHBA-ja, duke shtuar se marrëdhëniet me SHBA-të nuk janë nënshtrim.

Sipas saj, Kosova nuk mund të pretendojë që të bindë Serbinë, pasi s’ka arritur kurrë, as një Rambuje.

“Audienca jonë nuk është Serbia”, ka thënë ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat