Myslimanët kremtojnë Kurban Bajramin - Tërnava: Të festojmë bashkë në Kosovë e diasporë

Aktuale

Myslimanët kremtojnë Kurban Bajramin - Tërnava: Të festojmë bashkë në Kosovë e diasporë

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 06:00 Përditësuar në ora: 06:17 më 09.07.2022
Myslimanët kremtojnë Kurban Bajramin

Tërnava: Të festojmë bashkë në Kosovë e diasporë

Besimtarët myslimanë në Kosovë festojnë Festën e Kurban Bajramit. Manifestimi qendror kushtuar kësaj feste është mbajtur në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë.

Ligjëratën tematike kushtuar festës së Kurban Bajramit e ka mbajtur Orhan Bislimaj, kryemami i KBI në Prizren.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në mesazhin drejtuar besimtarëve tha se kjo festë bënë bashkë të gjithë, duke apeluar të festohet bashkë  në Kosovë e diasporë.

Ai më tej ka shtuar se këtë festë e karakterizojnë haxhi e prerja e kurbanit, rituale këto që sipas tij, e ofrojnë besimtarin me Zotin.

“Sot është ditë feste. Feston bota mbarë. Festojmë bashkë brenda vendit e në diasporë. Këtë festë e karakterizojnë ritualet haxhi dhe prerja e kurbanit. Edhe sot kemi pasur përfaqësues tanë që iu janë bashkuar haxhillëkut. Të përgjigjemi o Zoti im. Falënderimi vetëm ty të takon. Ty të takon sundimi. Haxhi është një nga shtyllat e fesë islame”.

“Njëri nga adhurimet që na afron më shumë me xhenetin dhe falje e mëkateve. Haxhi ka dobi dhe vlera të mëdha për besimtarë. Kur njeriu kthehet me zemër e afërsi me Aotin ndryshojnë shumë gjëra. Afrimi te Zoti arrihet me namaz dhe agjërim e adhurime të tjera”.

Me rastin e festës së Kurba Bajramit, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Kjo festë vjen pas kryerjes së haxhit dhe shoqërohet me therjen e kurbanit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat