“Me synim tjetrin e jo veten”/ Kurti uron festën: Të tregohemi zemërgjerë me skmanorët, jetimët, të dobëtit e të vetmuarit

Aktuale

“Me synim tjetrin e jo veten”/ Kurti uron festën: Të tregohemi zemërgjerë me skmanorët, jetimët, të dobëtit e të vetmuarit

Nga: A.SH Më: 9 korrik 2022 Në ora: 06:45
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Ai ka thënë “me synim tjetrin e jo veten, në këtë ditë rikujtojmë mësimet hyjnore për t’u treguar bujarë e zemërgjerë, sidomos me skamnorët, jetimët, të dobëtit dhe të vetmuarit”.

Postimi në Facebook:

Besimtarët myslimanë sot festojnë Kurban Bajramin, festën e sakrificës.

Me synim tjetrin e jo veten, në këtë ditë rikujtojmë mësimet hyjnore për t’u treguar bujarë e zemërgjerë, sidomos me skamnorët, jetimët, të dobëtit dhe të vetmuarit.

Uroj që kjo festë të sjellë paqe e lumturi në zemrën e secilit e solidariteti të jetë udhërrëfyes i përhershëm.

Gëzuar e me fat Kurban Bajrami!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat