“U vetësakrifikua për kishën serbe”, zyrtari i VV-së: Ja pse Rama duhet të ndihet i tradhtuar nga Abazoviqi

Aktuale

“U vetësakrifikua për kishën serbe”, zyrtari i VV-së: Ja pse Rama duhet të ndihet i tradhtuar nga Abazoviqi

Nga: A.ZH Më: 9 korrik 2022 Në ora: 11:18
Seanca e Qeverisë së Malit të Zi, në të cilën u diskutua Marrëveshja Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, 8 korrik, Podgoricë

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, ka humbur shumicën parlamentare. Qeveria e tij dje pasdite ka miratuar marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe.

Duke komentuar këtë vendim, Elvis Hoxha nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se Abazoviq është sakrifikuar për Kishën serbe.

Por, ai ka thënë se i njëjti nuk do të mund të sakrifikohet për “Ballkanin e Hapur”, përcjell Bota sot.

"U vetësakrifikua për kishën serbe, por nuk do të ketë mundësi të vetësakrifikohet për Ballkanin e Hapur.

Në një farë mënyre, Rama duhet të ndihet i tradhtuar nga Abazoviqi", ka shkruar Hoxha në një postim në Facebook./BS

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat